ffk-llogofinKomisioni Disiplinor  i shkallës së pare, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 19.04.2016 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit , dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , për të njejtat conform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto :
 
 
V  E  N  D  I  M  E


ISMET  MUNISHI ; kryetrajner i klubit  të futbollit  “ HAJVALIA “ nga  Hjavalia  me numër të licences  151, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave  për shkelje të etikes sportive ( dhënje e deklaratave  të pa matura dhe të pa argumentuara para mediave  elektronike dhe të shkruara  lidhur me rregullsinë e ndeshjeve zyrtare  me akuza të pa baza dhe jot ë vertetuara ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Raiffeisensuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ;  PRISHTINA  –  HAJVALIA e zhvilluar në Prishtinë me date 17.04.2016 ( në mungesë të deklarates vetanake) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave –lëndës ( vendimin përfundimntar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetarjneri Ismet Munisi, afati date 21.04.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
GEZIM  SYLA ; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezes sportive  1/401 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  17, në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq  (  ) në ndeshjen e javës së XXIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreëve ; FLAMURTARI – VITIA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për   2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
LIRIDON  PAJAZITI ; lojtar i klubit të futbollit “ VITIA “ nga Vitia me numër të librezës sportive  10749 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave  për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së  XXIII-të Ligës së pare të Kosovës në futboll ; FLAMURTARI – VITIA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET.
Me ndalesë loje për  2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
KF “ RAHOVECI “ nga Rahoveci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIII-të te Ligës së pare të Kosovës në futboll për kastegorinë e seniorëve  RAHOVECI – VELLAZNIMI  ( gjuajtje e gjasendeve në fushë, fyerje, sharje dhe  manifestim të sjelljeve të këqija  drejtuar ekipit mysafir, treshes së gjyqtarëve  dhe delegatit të ndeshjes  )  zhvilluar në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes – vëzhguesit )i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit ) . Kërkohet deklarata plotësuese  nga klubi I futbollit  “ Rahoveci “ nga Rahoveci – përsoni për siguri  nga takimi, lidhur me rastin. Afati date 21.04.2016 ( Rregullorja disiplinore  neni 31 )
 
HAKIJA  KOJIQ ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për  manifestim të sjelljeve josportive  drejtuar asistentit të dytë  Albion  Bucolli nga ndeshja e javës së  XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreëve  BEHARI – FLAMURTARI  e zhvilluar në Vitomiricë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit Hakija Kojiq )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  të  QORTIMIT  në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
VISAR  GOJNOVCI ; lojtar I klubit të futbollit “ FUSHE  KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të librezes sportive  1/1902 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  69 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit ,për lojë të vrazhdë – paraqitur nga nga vëzhguesi  takimit ) nga ndeshja e javës së XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHE  KOSOVA  – 2  KORRIKU  ( raportet shtesë dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
KESHILLA  JURIDIKE 
 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit të shkallës së dytë- komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve nga data e  sjelljes së këtij vendimi në BUletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 19.04.2016 – rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga pala e ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, 19.04.2016                                                    Kryetari, DUKAGJIN ZEFI  d.v.