ffk-llogofinKomisioni për ankesa  –  shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur më datë 04.11.2016 (ditë e premte, ora  12,00, shqyrtoi ankesën e Klubit të Futbollit “Gjilani“ nga Gjilani të datës 31.10.2016  e atakuar në vendimin e Komisionit  Disiplinor të shkallës së parë, datë 21.10.2016 në dënimin e lojtarëve; Egzon Shabani  me numër të librezës sportive  6652  me  3 (tri) ndeshje moslojë dhe Isa Eminhaziri me numër të librezës sportive  1/2122 , me 4 (katër) ndeshje moslojë, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform  Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni  110 paragrafi  2 sjelli këto ;
 

V  E  N  D  I  M  E 

 
 
1.VERTETOHET ; vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 21.10.2016, dhe lojtarit ; EGZON  SHABANI  me numër të librezës sportive  6652  me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
 
 
2.NDRYSHOHET PJESËRISHT  vendimi i Komisionit Disiplinor  i shkallës së parë datë  21.10.2016 dhe lojtarit  ISA  EMINHAZIRI me numër të librezës sportive  1/2122 i zbritet denimi prej  4 ( katër )  në  3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 

A  r  s  y  e  t  i  m

 
Komisioni  për ankesa  në rastin e shqyrtimit të ankesës  nga ana e pales së ankimuar për bazë  pati, raportet e zyrtarëve,  deklaratat shtesë të zyrtarëve , deklaratat e lojtarëve të dënuar si dhe inqizimin televiziv nga ndeshja e zhvilluar në Prizren ;  LIRIA – GJILANI  dhe nga të njejtat  duke iu referuar rasteve veproi conform Rregullores Disiplinore neni  110 paragrafi 2 pika a ( për rastin e pare )  pikën c ( për rastin e dytë ).
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaur në këto vendime  të shkallës së dytë, ka të drejtë  kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (Ligjshmërisë) në afatin e përcaktuar kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar t` FFK-së date 04.11.2016 – respektivisht nga data e pranimit.
 
 
 
Prishtinë, 04.11.2016                                                                                                 Kryetari,  Afrim  Prekazi  d.v.