Në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator, 2019 – Komisioni i Garave pas kërkesës së KF “Dardana”, e ka shqyrtuar arsyeshmërinë  e kërkesës dhe ka aprovuar kërkesën për ndryshimin e terminit të ndeshjes së javës së gjashtë (6) të Ligës së Parë, ndërmjet të KF Dardana dhe KF Vllaznia, e cila do të zhvillohet me datën 28.09.2019. Ndërkaq, pas shqyrtimit të materialeve dhe shkresave zyrtare mori vendim për inicime disiplinore:

Ndaj: KF Gjilani

Për shkak se pas përfundimit të ndeshjes KF Prishtina – KF Gjilani, janë konstatuar dëmtime në bankinën ku ishin të vendosur lojtarët rezervë dhe shtabi teknik i KF Gjilani, bazuar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe fotove të bashkangjitura.

Ndaj: KF Ferizaj

Për lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të pjesës së parë, derisa zyrtarët e ndeshjes ishin duke shkuar në zhveshtore, 7/8 persona të pa autorizuar ndodheshin në hyrje të lokaleve zyrtare dhe me këtë rast kanë ofenduar, sharë, asistentin e parë dhe kryetrajnerin e KF Drenica. Tifozët vendas kanë hedhur tri (3) shishe PVC në fushë si dhe në minutën e 72-të, të njëjtit kanë fyer në kor referin kryesor të ndeshjes, gjithnjë bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, xhirimeve televizive dhe fotove të bashkangjitura, në ndeshjen KF Ferizaj – KF Drenica.

 

Ndaj: KF Vllaznia Pozharan

Për lëshim në organizim në ndeshjen Vllaznia Pozharan – Vitia, e zhvilluar në Sadovinë.

 

Ndaj: Lojtarit të KF KEK-u, Vigan Veliaj

Për shkak se në minutën e 68-të, ndëshkohet me karton të kuq, në ndeshjen në mes të KF KEK-u dhe KF Dardana, sipas protokollit zyrtar të ndeshjes.

 

Ndaj: Ndihmës trajnerit të KF Ballkani, Ardian Basha

Për shkak se pas përfundimit të pjesës së parë, rrugës për në lokalet zyrtare, kishte fyer, ofenduar dhe kërcënuar asistentin Driton Preniqi, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen Ballkani Vushtrria, sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

 

Ndaj: Kryetarit të KF “Trepça ‘89”, Abedin Zeka

Për shkak se pas përfundimit të pjesës së parë, në korridorin e lokaleve zyrtare, i drejtohet referit kryesor të ndeshjes Genc Nuza, me këto fjalë: ”Ke ardhur me vendos lojën para se me përfundu, shihemi nesër”, në ndeshjen Drita – Trepça ‘89.

Ndaj: Lojtarit Ardian Mustafa
Për shkak se pas përfundimit të ndeshjes ka fyer rëndë treshen e referve të ndeshjes, KF Vllaznia P – KF Vitia. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes.

Ndaj: Lojtarit Albin Bekaj
Për shkak se në minutën e 80-të ka sharë dhe ofenduar referin kryesor të ndeshjes I.Mehmeti në ndeshjen KF Ramiz Sadiku – KF Trepça, sipas protokolit zyrtar të ndeshjes.

Ndaj: Ndihmëstrajnerit Alban Shala
Për shkak se në min e 35-të largohet nga bankina me karton të kuq në ndeshjen KF Onix – KF Liria.
Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.