Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 12.11.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të IPKO Superligës dhe ndeshjet e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicime disiplinore

 

ndaj; KF “Gjilani” për lëshim në organizimin e ndeshjes Gjilani – Drenica. Për shkak se në minutën e 39-të, pas shënimit të golit nga ana e vendasve, aktivizohen/hedhen mjete piroteknike tymuese dhe për pasojë referi është detyruar ta ndërpresë ndeshjen për tre (3) minuta.

ndaj; lojtarit  të KF “Drenica” me nr.20 Harmon Van Dawe, ID-015552M95, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, pas goditjes së lojtarit kundërshtar me kokë në fytyrë.

ndaj; KF “Ramiz Sadiku” për lëshim në organizimin e ndeshjes Ramiz Sadiku – Vllaznia; hyrje e pa autorizuar në fushë, duke sharë, fyer dhe kërcënuar ndaj asistentit (referit) të dytë të ndeshjes Arbnor Bullatovci.

ndaj; kryetarit të KF “Ramiz Sadiku”, Agron Mecinaj, për shkak se ka hyr i paautorizuar në fushë duke shar, fyer dhe kërcënuar asistentin (referin) e dytë Arbnor Bullatovci.

ndaj; kryetarit të KF “Liria”, Ilaz Ilazi, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Liria – Istogu, duke shkuar drejt deshtoreve, i ka sharë, fyer dhe kërcënuar treshen e referëve të ndeshjes, duke aluduar se: ”keni ardhur me tendenca nga FFK”.

ndaj; KF “Liria”, për lëshim në organizimin e ndeshjes Liria – Istogu. Pas përfundimit të ndeshjes disa persona hyn në fushë, të cilët nuk ishin në protokollin zyrtar të ndeshjes.

ndaj; lojtarit me nr.13 të KF “Liria”, Vilson Lila, ID-014512M89, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Liria – Istogu, e ka sharë, fyer dhe ka tentuar ta sulmojë lojtarin kundërshtar.

ndaj; lojtarit me nr.3 të KF “Istogu”, Ragip Mazrekaj, ID-000593M92, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Liria – Istogu, e ka sharë, fyer dhe ka tentuar ta sulmojë lojtarin kundërshtar.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja