Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 25.02.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

 

 V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 19-të të IPKO Superligës dhe ndeshjet e javës së 18-të në Ligën e Parë në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicime disiplinore

-ndaj FC Vushtrria, për lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së 19-të, Vushtrria – Drita: në minutat e 39, 41, 42, 45, 46 dhe 47, simpatizuesit e FC Vushtrria, kanë sharë dhe ofenduar në kor FFK-së dhe referin kryesor të ndeshjes. Në minutën 31, hedhin ujë dhe gjësende tjera në drejtim të bankinës së FC Drita, në minutën e 57 hedhje e gjësendeve në fushë nga tribuna lindore.

-ndaj Habib Leci, drejtor sportiv i KF Dardana, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes, ofendon, shan dhe fyen rëndë referin kryesor dhe asistentin e dytë, në ndeshjen 2 Korriku – Dardana.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja