Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 03.03.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

 

 V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 20-të të Ipko Superligës dhe ndeshjet e javës së 19-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicime disiplinore

-ndaj lojtarit me nr.16 të Trepçës’89, Lassine Traore, ID nr. 014579M00; për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt.

 

-ndaj kryetrajnerit të Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, ID nr. 000934M81; për shkak se pas përfundimit të ndeshjes ishte afruar te gjyqtarët e ndeshjes derisa ishin akoma në fushë dhe i kishte ofenduar dhe fyer rëndë ata.

 

-ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Trepça’89”, Arsim Islami, ID nr. 009898M75; për shkak se pas përfundimit të ndeshjes derisa po largoheshin nga zhveshtoret personat zyrtarë të ndeshjes ka fyer dhe ofenduar rëndë.

 

-ndaj FC “Prishtina”; për shkak lëshim në organizimin e ndeshjes; Në minutat e 8, 9, 11, 40, 70, simpatizuesit e FC “Prishtina” – ”Plisat”, ndezin mjete piroteknike (flakadan) dhe të njëjtat i hedhin në fushë, duke e dëmtuar shtegun e atletikës dhe tepihun prapa portës në anën jugore të stadiumit. Për shkak të tymit nga këta flakadan, referi ka qenë i detyruar ta ndërpresë ndeshjen për një (1) minutë, në minutën e tetë (8) të ndeshjes. Vendasit nuk kishin siguruar prezencën e zjarrfikësve, nuk kanë qenë të aktivizuara portat emergjente, numër i pa mjaftueshëm i biletave, shitje e biletave në kundërshtim me standardet e kërkuara (pa nr.serik, pa nr.të ulëses). Në rrethojat e terrenit të lojës është shfaqur transparent i ndaluar dhe jo sportiv.

 

-ndaj FC “Ballkani”; për shkak se në periudha të ndryshme të ndeshjes simpatizuesit e FC “Ballkani” – ”Xhebrailat”, ndezin mjete piroteknike në tribuna, ndërsa në minutën e 11, ndezin mjete piroteknike tymuese

me ngjyrë të portokalli dhe të zezë, të cilat i hedhin në shtegun e atletikës dhe në tepihun prapa portës në anën veriore të stadiumit, me ç`rast e dëmtojnë shtegun dhe tepihun (barin artificial).

 

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

 

Me respekt

Komisioni i Garave i FFK-së

Abdyl Bellopoja