Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 06.03.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

 

V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 21-të të Ipko Superligës dhe ndeshjet e javës së 19-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicime disiplinore

-ndaj FC Ballkani, për shkak se para fillimit të ndeshjes simpatizuesit e këtij klubi ”Xhebrailat”, ndezën mjete piroteknike në tribuna dhe për shkak të tymit ndeshja ka filluar me dy (2) minuta vonesë, ndërsa në minutat e 5, 35, 53, 55 dhe 60 ndezin mjete piroteknike tymuese, disa nga të cilat i hedhin në terren. Në minutën e 25-të, referi i ndeshjes është detyruar ta ndërpres ndeshjen për shkak të ofendimeve në kor të drejtuara ndaj lojtarit mysafir me nr.13 Liridon Leci – në ndeshjen e javës së 21-të Ballkani – Drita.

 

-ndaj FC Trepça ’89, për shkak se edhe pse me vendim Arsim Islami, me ID nr. 009898M75, ishte i pezulluar nga Komisioni Disiplinor i FFK, i njëjti është caktuar nga klubi në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të Trepça ‘89, në ndeshjen e javës së 21-të, Trepça ’89 – Llapi.

 

-ndaj ndihmëstrajnerit të FC Vitia, Fatos Ademi, ID nr.019785M82, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushë dhe me të dy duart e ka shtyrë dhe e ka sharë, fyer dhe ofenduar asistentin e dytë Florim Jakupi, në ndeshjen e javës së 19-të të Ligës së Parë, KEK-u – Vitia.

 

-ndaj lojtarit të KF Arbëria me nr.1 Andi Thaqi, ID nr.001057M96, për ndëshkim me karton të kuq direkt, ndërhyrje si lojtar i fundit, në ndeshjen e javës së 19-të në Ligën e Parë, Besa – Arbëria.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

 

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar