Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 11.03.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

 

V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 22-të të Ipko Superligës dhe ndeshjet e javës së 20-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicime disiplinore

-ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Llapi”, Muhamet Rexhepi, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq. Në minutën e 88, i njëjti kishte hyrë në fushë, e kishte goditur topin dhe e kishte përplasur në tokë shishen me ujë të PVC si reagim ndaj referëve, në ndeshjen Llapi – Gjilani.

-ndaj FC Ferizaj, për shkak se në minutën e 19-të, derisa ekipi mysafir ishte në aksion premtues, një person i pandërgjegjshëm i kishte rënë pipit, ngjashëm me referin dhe si pasojë lojtarët sulmues të ekipit mysafir të Trepçës’89, ishin ndalur duke menduar se ka dhënë shenjë referi, në ndeshjen Ferizaj – Trepça’89.

 

-ndaj FC Prishtina, për shkak se në minutat e 11, 16, 36 dhe 70, simpatizuesit e këtij klubi ”Plisat”, kanë ndezur mjete piroteknike (flakadan) dhe shurdhuese në tribuna, 5 copë i hedhin në fushë, në ndeshjen Drita – Prishtina.

-ndaj FC Drita, për shkak se tifozët e këtij klubi ”Intelektualët” në minutat 49, 50, 52, 53 dhe 77, kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese, disa nga të cilat i kanë hedhur brenda rrethojës së fushës, ndërkaq në minutën e 77, pas shënimit të golit të vendasve një simpatizues i Dritës kishte hyr në fushë për ta festuar golin me lojtar dhe nga grupi i njëjtë i tifozëve kanë hedhur në fushë dy (2) shishe PVC, në ndeshjen Drita – Prishtina.

-ndaj lojtarit të KF Besa, Agon Xhaka, ID nr.000609M97, për shkak se si lojtar i fundit e tërhoqi lojtarin kundërshtar për fanelle duke e ndalur aksionin

premtues për gol, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Vëllaznimi – Besa.

 

-ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Malisheva, Kastriot Telaku, ID nr.006751M91, për reagim në vendimin e gjyqtarëve në ndeshjen Arbëria – Malisheva.

 

-ndaj lojtarit të KF Malisheva, Zenel Janovaliu, ID nr.000609M97, për shkak se derisa ishte duke kryer nxemjet kishte ofenduar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen Arbëria – Malisheva.

 

Këshilla juridike:

 

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

 

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar