Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 07.07.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

 

V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 28-të të Ipko Superligës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicime disiplinore

-ndaj FC Prishtina; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes ku pas përfundimit të ndeshjes persona të paautorizuar nga tribuna hyrën në fushë dhe krijuan  tollovi, ku pati edhe duele verbale mes dy skuadrave, në ndeshjen Prishtina – Drenica.

 

-ndaj KF Drenica; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes ekipi mysafir i revoltuar e dëmtojë derën e hyrjes në zhveshtore, në ndeshjen Prishtina-Drenica.

 

-ndaj FC Ferizaj; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes; Mosrespektim i masave antiCovid për mos lejimin e tifozëve në tribuna. Në fillim të pjesës së dytë referi kryesor pas insistimit të delegatit e ndërpreu ndeshjen për 5 min. me qëllim të zbrazjes  së tribunës, në ndeshjen Ferizaj – Trepça’89.

 

-ndaj kryetrajnerit të FC Ferizaj, Burim Qerkini me nr ID 010000M79; motivi: Ofendon referin e katërt dhe referin kryesor  në min e 40-të në ndeshjen Ferizaj – Trepça’89.

 

-ndaj lojtarit të FC Ferizaj, Behar Bardhi me nr ID 009794M93; motivi: pengim si lojtar i fundit ndaj lojtarit kundërshtar, në ndeshjen Ferizaj – Trepça’89.

-ndaj FC Llapi; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes ku në tribunat e stadiumit kishte rreth 200 shikues, me çka u thyen rregullat antiCovid  dhe të cilët kohë pas kohe ofenduan referët e ndeshjes si dhe lojtarët e ekipit mysafir, në ndeshjen Llapi – Drita.

 

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

 

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së