Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 10.07.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

 

V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 29-të të Ipko Superligës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicime disiplinore

-ndaj FC Prishtina; motivi: pas përfundimit të ndeshjes stafi i FC Prishtina dëmtojë zhveshtoren ku ishin të vendosur, në ndeshjen e javës së 29-të Gjilani – Prishtina.

 

-ndaj trajnerit të FC Prishtina, Armend Dallku, me nr id  000613M83; motivi: tentim sulmi pas përfundimit të ndeshjes ndaj gjyqtarit kryesor, Kreshnik Vula, në ndeshjen e javës së 29-të Gjilani – Prishtina.

 

-ndaj portierit të FC Prishtina, Visar Bekaj me nr 12 dhe nr id 000568M97; motivi: ndërhyrje jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, në ndeshjen e javës së 29-të Gjilani – Prishtina.

 

-ndaj fotoreporterit të FC Prishtina, Avni Durmishi; motivi: fyen asistentin e dytë F.Sekiraqa, në ndeshjen e javës së 29-të Gjilani – Prishtina.

 

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së