Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 24.07.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 32-të të Ipko Superligës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Inicim disiplinor

-ndaj lojtarit të KF ”Trepça’89” me nr.16, Lassine Traore, ID nr. 014579M00; motivi: derisa po shkonin në deshtore pas përfundimit të ndeshjes, kishte goditur deren e deshtores së referve me grusht në shenjë festimi të fitores, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Feronikeli – Trepça’89 (bazuar në raportet zyrtare të ndeshjes).

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së