ffk-llogofinKomisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  01.11.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 11-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në disozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 11-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 11-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshjen (Llapi – Drenica), andaj duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor
 
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj  kryetrajnerit të KF “Llapi”, Tahir Batatina me nr lic 156 (motivi- largim nga bankina për shkak të protestimit të vazhdueshëm në vendimet e referit B.Kosumi në ndeshjen KF Llapi – KF Drenica, e zhvilluar në Podujevë me datë 30.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.09  dt.01.11.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
 
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  01.11.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 11-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në disozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 11-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë (rezultatet dhe renditja në faqen e ardhshme te Buletinit)
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 11-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor
 
 
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit-portierit të KF “Ballkanit”, Drilon Hodaj me nr lic 12 dhe nr lib 033014 K.Kuq (motivi-sjellje jo sportive fyerje lojtarin kundërshtarë në ndeshjen KF Ballkani – KF  Vllaznia (P) e zhvilluar në Prizren me datë 29.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj lojtartit të KF “2 Korriku” Albert Stublla, me nr lic 4 dhe nr lib 521/Pr K.Kuq (motivi- ndërhyrje e pakontrolluar nga mbrapa në lojtarin kundërshtarë në ndeshjen KF Kosova (P) – KF 2 Korriku, e zhvilluar në Prishtinë me datë 29.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.11  dt. 01.11.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti