Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datë  10.03.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës për kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet  e Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superliges së Kosovës  – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF Drenica (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes shkaku i mospërmbushjes së detyrimeve nga neni 18 i propozicioneve të garave, i cili nuk ka siguruar mbledhësit e topave që me Propozicione të Garave janë të paraparë numri prej 12 pionerë të moshës 10- deri 12 vjeçare në ndeshjen KF Drenica – KF Trepça, e zhvilluar në Skenderaj më datë 08.03.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Trepça’89” (motivi-lëshim në organizim të ndeshjes, hedhje të mjeteve plasëse –pirotehnike afër bankinës mysafire në min 42 ,(B) hedhje të shisheve PVC 3 copë, nga tribunat lindore në minutën 75, (C) fyerje dhe sharje ne kor, drejtuar ekipit mysafir në min 72 dhe 89 – protokolli dhe raporti plotësues i zyrtarëve)
 
3.Ndaj KF”Gjilani” me nr lic 17 dhe nr lib 1243/11 Karton i Kuq(motivi- shkaku i goditjes së lojtarit kundërshtar sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes)
4.Ndaj kryetrajnerit të KF “Liria”, Bekim Bakaj (motivi- largim nga bankina shkaku i fyerjeve dhe ofendimit ndaj referit kryesor të ndeshjes dhe të lojtarit të përjashtuar G.Rusi, duke shkuar në zhveshtore njëherësh edhe iniciatori kryesor i tensionimit të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani”, Gezim Rusi (motivi – ndëshkim me karton të kuq (goditje e qëllimt e lojtarit mysafir me numër 18) në ndeshjen e javës së XX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LIRIA, e zhvilluar me datë 08.03.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
6.Ndaj lojtarit të KF “Liria”, Fisnik Ramadani me nr lic 23 dhe nr lib 1/3150 Karton i Kuq (motivi- largim nga bankina shkaku i fyerjes së lojtarit kundërshtar Gëzim Rusi në ndeshjen KF Gjilani – KF Liria, e zhvilluar në Gjilan).
7.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Feronikeli”, Ramiz Dervishi me nr lib 77 (motivi largim nga bankina për shkak të fyerjeve drejtuar referit kryesor G.Nuza në ndeshjen KF Feronikeli – KF Llapi, e zhvilluar në Drenas më datë 08.03.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR   .
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti