Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  31.03.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet  e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Digitalb Kupës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Drenica” (motivi-fyerje sharje drejtuar ekipit mysafir gjithashtu ka pasur edhe hedhje të flakadanëve në fushë dhe jashtë saj, ku si pasojë është ndërprerë loja për disa miniuta) sipas inçizimeve Tv.
2.Ndaj KF “Llapi” (motivi- ndezja e flakadanëve disa herë në tribuna ku edhe ka pasur fyerje dhe sharje, ku është krijuar një tollovi por falë intervenimeve të forcave policore nuk ka ardhur deri te konfrontimi) sipas inçizimeve Tv, neni 89 i Rregullores Disiplinore.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR   .
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti