ffk-llogofinKomisioni i Garave i VALA Superligës në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.08.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 1-rë për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të VALA Superliges së Kosovës në Futboll (Kategoria e SENIORËVE), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të Rregullorës së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto
 
V E N D I M E
 
1.REGJISTROHEN ndeshjet e javës së 1-rë të VALA Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë (rezultatet dhe renditja në faqen e ardhshme të Buletinit )
2. Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 1-rë të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë patur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtushmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izuluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve respektivisht për lëshim në organizim, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni ka vendosur që aty ku ka patur lëshime të inicoi procedurë tek Komisioni Disiplinor.
Andaj, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, inçizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtar të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) tek Komisioni ka gjetur prova për:
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE:
1.Ndaj KF “Gjilani” (motivi- hudhje të bombolles dhe shishe te plastikes në mbrendi të fushes në ndeshjen e zhvilluare ne Gjilan me date 21.08.2016 ne mese të KF Gjilani- KFTrepça-89) sipas raportit të personave zyrtare të ndeshjes.
2.Ndaj KF“Feronikeli” (motivi- hudhja e gjësendeve në drejtim të zhveshtores mysafire dhe thyerja e xhamit te zhveshtores ne ndeshjen e zhvilluare në Drenas me Datë 20.08.2016 në mesë te KF Feronikeli – KF Besa) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.01 dt.23.08.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni i Garave
Ismet Ahmeti
Isuf Ajeti
Sahit Kelmendi