Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  02.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala –Superligës së Kosovës, java e 28-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M 
 
1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 28-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës  – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit gjeti prova për
 
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF “Prishtina”, Liridon Leci me nr lic 13 dhe nr lib 3984 (motivi – për  ndëshkim me kartonin e kuq si dhe manifestim të sjelljeve josportive dhe veprim të palejuar i cili ka reaguar ndaj policisë dhe me këtë veprim ka tejkaluar kompetencat e lojtarit  në ndeshjen KF Besa – KF Prishtina, e zhvilluar në Pejë me datë 30.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  18 dt 02.05.2017 .
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
 
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  02.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 24-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 24-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 24-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Vushtrria” Liridon Ahmeti (motivi-largim nga bankina fyerje të vazhdueshme në drejtim të referit kryesor të ndeshjes, KF Vitia – KF Vushtrria, e zhvilluar në Viti me datë 30.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj përfaqësuesit për siguri KF “Vllaznia (P)” Ilir Zuka (motivi- për manifestim të sjelljeve jo sportive dhe për presion ndaj referit kryesor dhe asistentit të parë e në veçanti në min 71 në ndeshjen KF Vllaznia (P) – KF Istogu, e zhvilluar në Pozharan, me datë 30.04.2017) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
3.Ndaj KF “2 Korriku’ (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku pati tentim sulmi dhe grushtim ndaj referit anësor H.Osmani në ndeshjen 2 Korriku – Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Prishtinë më datë 29.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
4.Ndaj zyrtarit të KF “2 Korriku”, Rushit Ballovci (motivi – tentim sulmi ndaj referit anësor H.Osmani në ndeshjen KF 2 Korriku – KF Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Prishtinë, më datë 29.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
5.Ndaj trajnerit të KF “2 Korriku’ Armend Simnica me nr lic 66 (motivi- fyerje dhe ofendim ndaj referëve si dhe tensionim dhe acarim të situatës në ndeshjen  2 Koriku –Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Prishtinë, më datë 29.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
6.Ndaj KF “Rahoveci” (motive-lëshim në organizimin e ndeshjes ku pasur hedhje të gjësendeve në fushë e në veçanti në drejtim të bankinës mysafire në ndeshjen KF Rahoveci – KF Ballkani, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
7.Ndaj KF “Dukagjini” (motive- lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur fyerje dhe sharje në kor në drejtim të lojtarëve të KF Flamurtari, ku referi ndaloi ndeshjen derisa shikuesit u qetësuan në min e 15 të të ndeshjes,  në ndeshjen KF Dukagjini – KF Flamurtari, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
8.Ndaj zyrtarit të KF Ramiz Sadiku, Gezim Jerliu (motivi – ofendim ndaj referëve gjatë tërë ndeshjes 2 Korriku – KF Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Prishtinë me datë 29.04.2017) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.17  dt. 02.05.2017
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti