Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  08.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala –Superligës së Kosovës java e 29-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 29-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë, përveë ndeshjes Liria – Drita, e cila u regjistrua me rezultat zyrtar, 3:0.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superliges se Kosoves  – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj anëtarit të kryesisë të KF ‘Drenica’ Haxhi Bejta (motivi – manifestim të sjelljeve jo sportive dhe fyerje dhe kërcënime në drejtim të referëve të ndeshjes KF Drenica – KF Hajvalia, pas përfundimit të pjesës së parë kur rezultati ishte 0-0 , e zhvilluar ne Skenderaj me datë 06.05.2017 sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj drejtorit të KF ‘Ferizaj’, Genc Hyseni (motivi – kërcënim dhe fyerje (recedivisht) ndaj referit të ndeshjes G.Nuza në ndeshjen KF ‘Ferizaj’ – KF ‘Trepça’, e zhvilluar në Ferizaj më datë 07.05.2017) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF ‘Ferizaj’, Mirsad Idrizi (motivi –fyerje dhe sharje ofendim ndaj asistentit të parë F.Berisha, i cili nuk ishte në protokoll të ndeshjes, sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
4.Ndaj KF Drita (motivi – shkaktimi i trazirave demolimit të rrethojave konfrontimit me policë dhe hyrjes së dhunshme në fushë dhe pengimit-ndikim në zhvillimin e lojës) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe super vëzhgimit.
5.Ndaj lojtarit rezervë të KF ‘Drita’, Armend Kastrati me nr lic 46 dhe nr lib 3820, Karton i Kuq (motivi- për shkak të nxitjes dhe provokimit të publikut vendas ku edhe janë hedhur gjësende në drejtim të bankinës së KF ‘Drita’) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj KF ‘Liria’ (motivi- dështim në organizimin e mirëfilltë të ndeshjes duke shkelur nenin 48 të Propozicioneve të Garave nuk e ka kualifikuar këtë ndeshje me rëndësi të veçantë për ta mbuluar me numër më të madh të policisë ndeshjen, ku kanë lejuar mysafirët me lehtësi të kalojnë rrethojat dhe të konfrontohen me policinë, si dhe shikuesit vendas duke hedhur gjësende në fushë dhe në drejtim të bankinës mysafire) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe supervëzhguesit.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  19 dt 028.05.2017 .
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  08.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 26-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 26-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF ‘Istogu’ Ilir Grabanica me nr lic 25 dhe nr lib 114-pe Karton i Kuq (motivi- fyerje ndaj referëve  pas përfundimit të ndeshjes, në ndeshjen KF ‘Ballkani’ – KF ‘Istogu’) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj trajnerit të portierëve të KF ‘Vëllaznimi’, Veton Doli me nr lic 233 (motivi-largim nga bankina fyerje, sharje drejtuar referit të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj portierit të KF ‘Deçani’ Kushtrim Hoxhaj me nr lic 12 dhe nr lib 9154 (motivi- luajtje me dorë jashtë zonës së 16-metërshit në ndeshjen KF ‘Ulpiana’ – KF ‘Deçani’) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj lojtarit të Fushë Kosova, Valgjin Bllaca me nr lic 77 dhe nr lib 5154 (motivi-fyerje dhe sharje në referin dhe asistentin e parë në ndeshjen KF ‘Flamurtari’ – KF ‘Fushë Kosova’, e zhvilluar në Prishtinë me datë me 06.05.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj zyrtarit të KF ‘Fushë Kosova’, Besim Gjyrefci (motivi-goditje me shishe pvc e asistentit të dytë në min 82-të ) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj lojtarit të KF ‘Dukagjini’ Valdrin Bacaliu me nr lic 2 dhe nr lib 10958 (motivi – ndërhyrje e ashpër dhe e  palejuar) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.18 dt. 08.05.2017
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti