Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  22.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës java e 32-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve të Garave, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 32-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës  – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF ‘Gjilani’, Betim Haxhimusa me nr lic 22 dhe nr lib 02347 (motivi- ndëshkim me karton të kuq kacafytje me lojtarin kryesor në ndeshjen KF ‘Gjilani’ – KF ‘Drita’, e zhvilluar në Gjilan, me datë 21.05.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj lojtarit të KF ‘Drita’, Bergin Maliqi me nr lic 17 dhe nr lib 301/Gj (motivi- karton i kuq, kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF ‘Gjilani’ – KF ‘Drita’, e zhvilluar në Gjilan, me datë 21.05.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj përfaqësuesit për siguri të KF ‘Gjilani’ Agron Korça (motivi- largim nga bankina shkaku i fjalosjes dhe kacafytjes si  iniciator kyç  me përfaqësuesin zyrtar të KF ‘Drita’, Fisnik Kërçeli) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve TV.
 
4.Ndaj përfaqësuesit të KF ‘Drita’ Fisnik Kërçeli (motivi-largim nga bankina shkaku i fjalosjes dhe kacafytjes me personin për siguri të KF ‘Gjilani’, Agron Korça) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve TV.
 
5.Ndaj KF ‘Gjilani’ (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes fyerje në kor, hedhje të gjësendeve dhe mjeteve piroteknike –flakadanëve në fushë gjatë ndeshjes si dhe lëshimi i dronit pa leje të askujt në këtë ndeshje) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
6.Ndaj KF ‘Drita’ (motivi – fyerje dhe sharje në kor, hedhje të gjësendeve dhe mjeteve piroteknike në fushë gjatë ndeshjes) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  21 dt 22.05.2017 .
 
 

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë
në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  22.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 29-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve të Garave, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 29-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 28-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF ‘Rahoveci’ Armend Kadiri (motivi- refuzimi i nënshkrimit të protokollit të ndeshjes e që është në kundërshtim me propozicionet dhe rregulloret e garave) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF ‘Rahoveci’ Sinan Shala, me nr lic 20 dhe nr lib 25556-16 (motivi – ndëshkimi me karton të kuq për shkak të fyerjes së referit kryesor pas përfundimit të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.21 dt. 22.05.2017
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti