ffk-llogofinKomisioni i Garave i Vala Superligës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 15-të, KF Drenica – KF Gjilani dhe konform nenit 56 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 69-të të Rregullores së Garave, nxjerr këtë:
 
                                                        V E N D I M

1.Refuzohet ankesa e KF Drenica si e pa bazuar dhe ndeshja e javës së 15-të ndërmjet KF Drenica – KF Gjilani, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1:1 .
 
Arsyetim
 
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Drenica – KF Gjilani e vlefshme për javën e 15-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se KF Drenica ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF Gjilani Leotrim Bekteshi me nr lic 28 dhe nr lib 9599 për shkak se ka luajtur me 5 kartonë të verdhë dhe kërkon nga Komisioni i Garave ta regjistrojë ndeshjen me rezultat 3:0 në favor të KF Drenica.
Pas administrimit të të gjitha  provave dhe shikimit të gjitha protokoleve të ndeshjeve nga java e 1-rë deri te java e 15-të Komisioni i Garave konstatoi se lojtari ka pasur të drejtë loje sepse ka pasur 4 kartonë të verdhe dhe kartoni i 5 i është shqiptuar në ndeshjen KF Drenica – KF Gjilani, andaj Komisioni i Garave ankesën e KF Drenica e refuzon si të pabazuar, ndërsa ndeshjen e regjistron me rezultatin e arritur në fushë  1:1 .
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
 
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).  Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 22.11.2016.

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI

 
 
Komisioni i Garave i Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje, Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 15-të  KF Ulpiana – KF Vllaznia (P) nuk u zhvillua dhe konform nenit 56 te Propozicioneve te Garave dhe nenit 68-të të Rregullores së Garave, nxjerr këtë:
 
                                                        V E N D I M
1.Ndeshja e pa zhvilluar ndërmjet KF Ulpiana – KF Vllaznia (P), regjistrohet me rezultatin zyrtar  3:0 në të mirë të KF “Vllaznia (P)”.
 
Arsyetim
 
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Ulpiana – KF Vllaznia (P) e vlefshme për javën e 15-të të Ligë së Parë pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ndeshja për shkaqe të paarsyeshme nuk është zhvilluar, ngase ekipi nikoqir KF Ulpiana nuk është paraqitur në fushë dhe nuk ka bërë përgatitjet për zhvillimin e kësaj ndesheje edhe përkundër pranisë së ekipit mysafir dhe personave zyrtar të FFK-së, andaj bazuar në nenin 50, paragrafi 1  të Propozicioneve të Garave ndeshjen e  regjistron me rezultat  3:0 për KF Vllaznia (P). Konform nenit 17  dhe 18 të Propozicioneve të Garave, KF Ulpiana e ka pas detyrim të bëjë organizimin dhe sigurimin e ndeshjes të cilën nuk e ka kryer në pajtushmëri me dy nenet e lartëcekura.  KF Ulpiana si shkaktar i mos organizimit dhe zhvillimit të ndeshjes i nenshtrohet edhe masave ndëshkuese disiplinore të parapara me rregulloren disiplinore.
 
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
 
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).  Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 22.11.2016. 
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI