8 maj, 2017 – Sot anëtarja e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, pati një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave, për hapat zhvillimor të futbollit të femrave. Në këtë takim znj. Krasniqi u foli përfaqësuesve të klubeve për nevojën  e forcimit të rritjes së organizimit, zhvillimin e futbollit dhe jo vetëm me ekipin e parë, por të mendohet edhe për fillimin e garave për grup-moshën 16 vjeç si një parakusht por edhe bazë që do ta ndihmonte shumë skuadrën e parë. Në këtë drejtim, kryetarja Vjollcë Krasniqi i njoftoi klubet se FFK-ja do të ndajë nga 2 mijë euro për secilin klub që kapin shumën prej 20 mijë eurove, ndërsa të gjitha ato klube që do të jenë të gatshme që nga kampionati i ardhshëm të nisin me grup-moshën 16 vjeç do të ndihmohen me mjete shtesë. Kështu që përfaqësuesit e klubeve premtuan se do të angazhohen maksimalisht që nga kampionati i ardhshëm të fillohet me Ligë të U-16. Ndërkaq, FFK-ja do të vazhdojë të mbështesë klubet e femrave me të gjitha mundësitë.