Vokrri-Jançev26 gusht, 2016 – Sot kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, z. Kiril Jançev. Kryetari Vokrri duke e përshëndetur ambasadorin Jançev e njohu atë me zhvillimin dhe të arriturat në futbollin e Kosovës e veçmas në angazhimin ndërkombëtar në prag të fillimit të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin botëror ‘Rusia 2018’. E nga ana e tij ambasadori i  Bullgarisë, z. Jançev, duke falënderuar për mikpritje kryetarin Vokrri, të cilin tha se e mbanë mend kur ishte futbollist i Përfaqësueses se ish -Jugosllavisë,  theksoi se Bullgaria ka bashkëpunim në shumë sporte me Kosovën dhe është momenti i duhur që të kemi bashkëpunim edhe në futboll, duke ofruar mbështetjen e Bullgarisë përkatësisht të federatës bullgare të futbollit.