31 gusht, 2020 – Kombëtares së Kosovës sot do t’i bashkohet edhe futbollisti Anel Rashkaj, i cili paraprakisht ishte në listën rezervë të përzgjedhësit Bernard Challandes. Ndërkohë, tashmë ka filluar ardhja e futbollistëve Dardanë, të cilët sonte në orën 19:00 do ta zhvillojnë seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për shkak të gjendjes së pandemisë stërvitja është e mbyllur.