7 prill, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 26-të në IPKO Superligë. Ballkani ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Flamurtarin, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Ajzeraj (48’) dhe Kuçi (58’). Ndërkohë, derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i cili u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në një atmosferë madhështore, u mbyll pa gola. Në pjesën e parë nuk pati shumë raste nga asnjëra skuadër, por pati kartona të kuq. Fillimisht u përjashtua Ansi Nika i Gjilanit në minutën e 17-të, derisa më pas në fund të kësaj pjese u përjashtua edhe Haxhi Neziraj i Dritës. Pjesa e dytë ishte më dinamike, ku më shumë raste pati Drita. Mundësinë më të mirë në ndeshje e pati sulmuesi i kaltër-bardhëve, Nwabueze, i cili doli i vetëm me portierin gjilanas, por nuk arriti të shënojë.