besa-feronikeli1Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 20-të në Raiffeisen Superligë. Derbi i kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ku Besa shënoi fitore tepër të rendësishme kundër kampionit në fuqi, Feronikelit, me rezultat 2:1. Me këtë fitore Besa mbetet në garë për titullin e kampionit, pasi tashmë ka 32 pikë, pesë më pak se Hajvalia, që e kryeson renditjen pas kësaj jave. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Feronikelit, me golin e Mark Milicajt, në minutën e 15-të, me një gjuajtje të fortë nga 25 metra. Megjithatë, pejanët arritën të barazojnë shifrat në minutën e 28-të, me golin e malazezit Damianoviq, me një gjuajtje nga brendësia e zonës. Ndërkohë, golin e fitores për Besën e shënoi Fetim Kasapi, me një gjuajtje të fortë nga distanca. Do theksuar se Besa që nga minuta e 81-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Florent Papuqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Riza Lushta” realizoi edhe Trepça’89, e cila e mposhti Drenicën, me rezultat 2:0. Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Blerand Kurtishaj, në minutën e 6-të, me gjuajtje me kokë, derisa epërsinë e dyfishoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 66-të.
.
.
Raiffeisen Superliga:  Java 20-të:
E premte: 11.03.2016
Vushtrria – Gjilani                        0-1
.
E shtunë: 12.03.2016
Hjavalia – Drita                           2-1
Llapi – Istogu                               5-0
Prishtina – Liria                           2-0
.
E diel: 13.03.2016
Besa – Feronikeli                          2-1
Trepça ’89 – Drenica                    2-0
.
.
Liga e Parë –  Java e 17-të
E shtunë 12.03.2016
Trepça -Behari                              9-2
Fushë Kosova – Vllaznia (P)       2-0
Rahoveci – Ferizaj                         1-0
2 Korriku – Vitia                             1-0
Ramiz Sadiku – Kosova (P)          2-0
Ballkani – Vëllaznimi                    2-0
.
E diel 13.03.2016
Dukagjini – KEK-u                           1-0
Luftëtari – Flamurtari                      0-1