Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e koronavirusit po vazhdon dezinfektimi i stadiumeve të futbollit në Kosovë. Gjatë ditës së sotme është bërë edhe dezinfektimi i ambienteve dhe fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”. Deri tash janë dezinfektuar edhe stadiumet e Ballkanit, Fushë Kosovës dhe Lirisë, derisa gjithçka po bëhet me qëllimin që të parandalohet mundësia e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Në kuadër masave të ndërmarra FFK ka vendosur që të pezullohen ligat e juniorëve dhe të grupmoshave të reja, derisa ndeshjet e ligave të seniorëve do të zhvillohen pa praninë e publikut deri në marrjen e një vendimi të ri.