21 prill, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 28-të në IPKO Superligë. Feronikeli ka shënuar fitore bindëse në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq në duel me KEK-un, me rezultat 4:0, duke u rikthyer pas 24 orëve sërish në kreun e renditjes, me pikë të barabarta me Prishtinën, përkatësisht 2 pikë më shumë se Llapi i vendit të tretë.  Golin e parë për Feronikelin e realizoi Jean Carioca Da Silva, në minutën e 27-të, derisa më pas tre gola tjerë nga penalltia i dha Kastriot Rexha në minutat 30’, 45’ dhe 79’. Ndërkohë, ndeshja tjetër që u zhvillua në Gjilan ndërmjet Dritës dhe Trepçës’89 u  mbyll pa fitues, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Lassine Traore, në minutën e 27-të, derisa një pikë Dritës ia siguroi Xhevdet Shabani, i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 77-të.