feronikeli-llapiFeronikeli ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror, duke e mundur Llapin, me rezultat 1:0, para tifozëve të vet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Kësisoj, kampionët në fuqi janë shkëputur në kreun e renditjes, me 35 pikë, duke e lënë Llapin me katër pikë prapa. Golin e fitores për Feronikelin e shënoi Përparim Livoreka, në minutën e 16-të. Fitore me rezultat 1:0 në shtëpi ka shënuar edhe Drita, që e ka mposhtur Prishtinën. Golin e tri pikëve tejet të rëndësishme për gjilanasi e ka shënuar Xhevdet Shabani, në minutën e 87-të. Drita zë vendin e nëntë më 24 pikë, kurse Prishtina mbetet në zonën e rrezikshme, në vendin e 10-të më 18 pikë. Tri pikë para tifozëve të vet i ka arkëtuar edhe Drenica, që e mundi Vushtrrinë, me rezulta 2:1. Kapiteni i kuqezinjve, Sami Geci shënoi dygolësh në këtë ndeshje në minutën e 36-të dhe 89-të (nga penalltia), derisa golin e vetëm për vushtrriasit e realizoi Daut Maxhuni (81′).
Raiffeisen Superliga – Java 19 
Feronikeli – Llapi 1:0
Përparim Livoreka 16′
Drita – Prishtina 1:0
Xhevdet Shabani 87′
Drenica – Vushtrria 2:1
Sami Geci 36′, 89′-pen – Daut Maxhuni 81′
Liga e Parë
KEK-u – Vëllaznimi 2:0
Kosova (P) – Fushë Kosova 1:2