Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e Trajnerëve për Licencë – B. Kursi do të zgjasë 18 ditë të plota kalendarike dhe kërkon një periudhë praktike, detyrë në klub gjatë muajit maj  2019. Kursi  do të mbahet në ditët në vijim:

  • 11-15 mars (Faza e 1-rë)
  • 12-16 prill (Faza e 2-të)
  • 17-24 qershor( Faza e 3-të)

Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:

  • Njohja bazike e futbollit
  • Trajningu për të rinj
  • Trajningu teknik&taktik
  • Fitnesi fizik
  • Analiza e lojës

Kriteri i pranimit në kurs është Licenca-C valide. Kursi kërkon participimin aktiv në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.

Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin FFK B – Licencë.

Licenca-B do të je të kriter për Licencat e ardhshme siç është FFK A – Licenca për trajner.

Pagesa e Kursit është 500 euro për person.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme ( gjeni të bashkangjitur dokumentet) deri me 18 shkurt, 2019 te:

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)

[email protected]

Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.