29 prill, 2019 – Sot është zhvilluar ndeshja përmbyllëse e javës së 29-të ndërmjet Flamurtarit dhe KEK-ut, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Skuadra kuqezi shënoi fitore me rezultat 2:1, duke arkëtuar tri pikë tjera në garën për t’iu shmangur zonës së barazhit. Megjithatë, deri te kjo fitore Flamurtari arriti me vështirësi, pasi ishin futbollistët e KEK-ut, ata, që shënuan të parët nëpërmjet Vigan Veliut. Mirëpo, në vazhdim të ndeshjes Flamurtari luajti më mirë dhe fillimisht barazoi shifrat me golin e Shend Kelmendit, në minutën e 42-të, derisa golin e fitores e arriti vetëm në minutën e 82-të kur Florim Bërbatovci realizoi pas shumë rasteve të shpërdoruara.