qendresakrasniqihajvalia
 
Skuadra e Hajvalisë është kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave për edicionin garues 2015/16. Vashat e Hajvalisë, sot, në ndeshjen e javës së fundit të Ligës së Femrave kanë shënuar fitore kundër Llapit, me rezultat, 5:0, duke e siguruar kësisoj titullin e kampionit. Medaljet për futbollistet, shtabin teknik dhe anëtarët e kryesisë së Hajvalisë i ndanë nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu dhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci. Ndërkohë, trofeun kapitenes Qendresa Krasniqi ia ndau nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu.
medaljetfemrat hajvaliafestfemrat medaljetkapitenja haxhiumeda hajvaliafestafemrat