ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 19.04.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 

I N I C O I

Procedurën disiplinore:
1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Hajvalia’, Ismet Munishi me nr lic 151 (motivi – dhënie e deklaratave të pamatura dhe të pa argumentuara dhënë mediave elektronike dhe të shkruara pas përfundimit të ndeshjes KF Prishtina – KF Hajvalia e zhvilluar në Prishtinë me datë 24.04.2016)
2.Ndaj lojtarit të KF “Vitia” Liridon Pajazit me nr lic 18 dhe nr lib 10749 K.Kuq (motivi- ofendim dhe fyerje  referin anësor A.Latifi në ndeshjen KF Flamurtari – KF Vitia, e zhvilluar me datë 17.04.2016 në Prishtinë) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
3.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari” Gezim Syla me nr lic 17 dhe nr lib 1/401K.Kuq (motivi- ofendim dhe fyerje referin anësor A.Latifi në ndeshjen KF Flamurtari – KF Vitia, e zhvilluar, me datë 17.04.2016 në Prishtinë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
4.Ndaj KF “Rahovecit” (motivi- lëshime në organizimin e ndeshjes ku pati gjuajte të gjësendeve në fushë, fyerje sharje dhe sjellje të pahijshme drejtuare ekipit mysafir, treshes së referëve dhe delegatit të ndeshjes në ndeshjen KF Rahoveci – KF Vëllaznimi, e zhvilluar në Rahovec, me datë 16.04.2016) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.23 dt.19.04.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti