istogu-drita1Ndeshja hapëse e javës së 30-të në Raiffeisen Superligë, ndërmjet Istogut dhe Dritës, që u zhvillua sot në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, është mbyllur pa fitues dhe pa gola (0:0). Rëndësia e madhe e pikëve ndikoi tek lojtarët e të dyja skuadrave. Drita më shumë ishte e përqendruar për të mos pësuar gol, në mënyrë që të mos i japë mundësinë Istogut që me fitore eventuale t’i ofrohej edhe më shumë në renditje. Në fund gjilanasit u ndanë të kënaqur me pikën e fituar, derisa Istogu pas këtij barazimi mbetet me shpresa të vogla që t’i shmanget dy pozitave që dërgojnë në një kategori më të ulët të garave.
Raiffeisen Superliga – Java e 30-të
Istogu – Drita                                 0-0
Liga e Parë: Java  27-të
Rahoveci – 2 Korriku                       2-0
Ferizaj – Fushë Kosova              (nuk u zhvillua)
Liga e Dytë – Grupi (B) Java e 25-të
Kastrioti – Bashkimi (K)                     1-14
Superliga Juniorët Java 25-të
Liria – 2 Korriku                                  2-1
Raiffesisen Superliga Femrat Java e 14-të
Mitrovica – Hajvalia                             1-3
Kosova (P) – Ulpiana                           2-0