Foto-24 shtator, 2016 – Sot pasdite Përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e pestë, të fundit, stërvitore para ndeshjes që do të zhvillohet nesër kundër Finlandës. Stërvitja u zhvillua në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja dhe ishte e hapur, ka patën mundësi që mijëra shikues kryesisht shqiptarë dhe shumë media të ndjekin yjet e Përfaqësueses së Kosovës. Stërvitja konsistoi në një lojë jashtëzakonisht të mirë ku aksionet e futbollistëve të Kosovës u përcollën me duartrokitje dhe ovacione.
 
Pas stërvitjeve disa nga futbollistët deklaruan:
Alban Meha
14 Alban MehaKemi një grup jashtëzakonisht të mirë dhe cilësor dhe unë besojë në rezultat pozitiv. Ka futbollistë të rinj të cilët kanë angazhim të madh dhe dëshirojnë fitore. Gjithsesi ndeshja kundër Finlandës do të jetë një ndeshje e fortë. Por jemi të përgatitur që të korrim sukses dhe të  marrim tri pikë.
 
Besar Halimi
8 Besar HalimiPërfaqësuesja e Kosovës  ka lojtarë të mirë dhe cilësorë e unë besojë shumë që do të shënojë dhe do të arrijmë fitore, që do të na motivonte shumë për ndeshjet tjera. Grupi ka punuar me shumë përkushtim këto ditë për të arritur qëllimin.
Foto-3 Foto-4 Foto-5