5 mars, 2020 – Ka përfunduar edicioni i 11-të i turneut përkujtimor ndërkombëtar në nderim komandantit legjendar Adem Jashari, që mbahet në kuadër të manifestimeve Jetojmë me Lavdinë Tuaj, e që organizohet nën patronatin e FFK-së. Fitues i turneut është skuadra kampione e Kosovës, Liburni nga Gjakova pas mundi në finale skuadrën fituese të Kupës së Kosovës, Prishtina 01, me rezultat 5:1. Ndërkaq ndeshja për vend të tretë u mbyll me fitoren e Shkupit ndaj Ulqinit me rezultat 6:3. Paradite përfaqësues të skuadrave kanë bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve.

Ndeshja finale solli një futboll cilësor dhe plotë aksione të shpejta. Ishte Liburni skuadra që shënoi e para në minutën e 8-të përmes Drilon Maxharrajt. Ndërsa në minutën e 11-të gjakovarët  shtuan epërsinë në 2:0. Kryeqytetasit u përgjigjen përmes Agon Ramadanit në minutën e 14-të duke zvogëluar rezultatin në 2:1, me të cilin rezultat edhe u mbyllë pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë kampionët e Kosovës shënuan për 3:1 në minutën e 24-t. Më pas Liburni shënoi edhe dy herë. Së pari portieri Alfred  Prençi shënoi për 4:1 në minutën e 38-të dhe Selmanaj në minutën e 40-të për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 5:1.

Medaljet dhe kupën fituesit ia dorëzuan Ilaz Mjaku anëtar i KE dhe përgjegjës për futsall bashkërisht me zv. Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ismet Beqiri. Medaljet vendit të dytë ia dorëzuan Ibër Alaj drejtor i DSK-së bashkë me Nuredin Ibishin.

Juria në përbërje Hysni Gjinovci, Arben Zhjeçi e Gani Kosumi, zgjodhën lojtarin më të mirë, shënuesin më të mirë dhe portierin më të mirë. Epiteti i futbollistit më të mirë të turneut i takoi futbollistit Halim Selmanj anëtar i Liburni e kupën ia dorëzoi kryetari i Komisionit për futsall, Rasim Gimolli. Shënuesi më i mirë shpall Zoran Levevski i Shkupit me 5 gola, ndërsa kupën ia dorëzoi përzgjedhësi i Kombëtares në futsall Ramdan Cimili. Epiteti i portierit më të mirë i takoi anëtarit të Liburnit, Alfred Prençi e kupën ia dorëzoi Agim Avdyli, anëtar i Komisionit për futsall. Medaljet për gjyqtarë dhe delegatë të ndeshjeve i dorëzuan Hysni Gjinovci e Ismajl Kosumi.

 

Ndeshja finale

Liburni- Prishtina 01  5:1   (2:1)

Pallati i Rinisë dhe Sportit Prishtinë.

Shikues: disa dhjetëra

Gjyqtarë: Besart Beqiri, Ekrem Franca e Florentinë Kallaba.

Shënues: D. Maxharraj(8), Selmanaj(11 e 40), Dobroshi(24), Prençi(38), për Lib. e A. Ramadani(14) për pr-01

Liburni: Prençi, Selimi, Selmanaj, Mejzini, Alibegu, Gashi, Dobroshi, Humaj, Kryeziu, Qerimi, Maxhjarraj,  Thaçi e   Kasapi.

Prishtina 01:Cordosa da Silva, Hyseni, Qorri, Gjinovci, Ramdai, Kameri, Kelmendi, Muharremi Kaqanolli, Rusinovci, Hashani, Krasniqi, Hajdini, Neziri e Mjeku.

 

Ndeshja për vend të tretë

Shkupi- Ulqini  6:3 (2:3)

Pallati i Rinisë dhe Sportit Prishtinë.

Shikues: disa dhjetëra

Gjyqtarë: Milot Rexhepi, Labinot Fejza e Visar Hoxha.

Shënues: Agushi(3), Leveski(4, 22 e 38) Petroviç(22) për Shkupin e Allaj(15), Gurzanoviç(15), Kaleziç(16) për Ulqinin.

Shkupi: Jakupi, Seferi, Agushi, Shabani, Alili, Sylejmani, Ceka, Leveski, Fazli, B. Jakupi, Gligorov, Petroviç, Berisha, Mehmeti.

Ulqini: Çobi, Allaj, Hoxha, Kaleziq, Rilli, Sinani, Krumiç, Gurzakoviç, Rashçiç e Sella.