3 prill, 2018 – Një nga prioritet e Komisionit të Gjyqtarëve të FFK-së është përsosja profesionale dhe mbajtja në nivel e gjendjes fizike të gjyqtarëve. Ndaj, në këtë drejtim me qëllim të ri-vlerësimit të gjendjes fizike të gjyqtarëve, Komisioni i Gjyqtarëve do të organizojë testet fizike në stadiumi me bar sintetik në Gjilan, sipas këtij orari:
E mërkurë me datë 11.04.2018 në ora 10:00 do të mbahen testet fizike për gjyqtarët kryesor të Superligës, Ligës së parë dhe gjyqtarëve të kategorive tjera të cilët nuk i kanë kaluar testet fizike. Ndërsa, në ora 12:00 mbahet YoYo testi me gjyqtarët dhe asistentët të cilët janë në programin për Mentorë dhe Talentë.
Të enjten me datë 12.04.2018 në ora 10:00 do të mbahen testet fizike për asistentë të Superligës, Ligës së parë dhe asistentëve të kategorive tjera të cilët nuk i kanë kaluar testet fizike.
Kryetari i Komisionit të gjyqtarëve z. Përparim Hasani, thotë se do të vazhdojnë të punojnë me një program të avancuar për përgatitjen dhe përsosjen profesionale të gjyqtarëve në mënyrë të vazhdueshme për të arritur objektivat e këtij komisioni.