25 prill, 2019 – Mitrovica dhe Kosova (P) do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Këto dy skuadra janë treguar më të mira në ndeshjet gjysmëfinale në përballjet kundër Lirisë, përkatësisht Feronikelit. Vashat e Kosovës (P) kanë shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit kundër Lirisë, që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me rezultat 2:1. Me të njëjtin rezultat vashat e kryeqytetit kishin fituar edhe në ndeshjen e parë. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Mitrovica ka shënuar fitore në duel me Feronikelin, në ndeshjen e zhvilluar në Drenas, po ashtu me rezultat 2:1, duke u kualifikuar në finale të kësaj gare, pasi ndeshjen e parë në Mitrovicë e kishte fituar 1:0.