ffk-llogofinSot më 11 qershor, KE i FFK-së nën drejtimin e Agim Ademi, nënkryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku analizoi dhe debatoi për rrjedhën e kampionatit të sapo përfunduar si dhe për ndeshjet e barazhit. Pas shumë diskutimeve dhe vlerësimeve nga të gjithë anëtarët, KE këtë kampionat e cilësoi të kënaqshëm me gjithë disa lëshime, të natyrave të ndryshme dhe vështirësive që janë hasur gjatë këtij kampionati. KE dhe organet e FFK-së në konsistencë të plotë e kanë mbikëqyrë rrjedhën dhe kanë marrë masat adekuate për evitimin e lëshimeve si dhe ndëshkimin ndaj atyre që u sollën apo u përpoqën të sillen jashtë normave të akteve normative të FFK-së. KE vlerëson se ka pasur një rivalitet të madh sportiv dhe se sistemi i garimit ka bërë që çdo ndeshje të jetë në nivelin kampional. FFK-ja dënuar aktin e mosudhëtimit të KF”Prishtina” në ndeshjen e fundit kundër Llamkos Kosova si dhe sjelljen josportive dhe të papërgjegjshme të tifozerisë nga Mitrovica në ndeshjen e barazhit ndërmjet KF”Trepça” dhe KF”Llapi”. KE ka vlerësuar edhe organizimin e ndeshjes finale të Digit Alb kupës së Kosovës, ndërmjet KF”Hajvalia” dhe KF”Feronikeli” dhe ka vlerësuar se ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë dhe më një korrektësi sportive për çka falënderon, drejtuesit e dyja skuadrave, futbollistët në fushë dhe grupet e adhuruesve në stadium.
Me rastin e fillimit të Kampionatit botëror “Brazili 2014”, KE uron e përgëzon futbollistët shqiptarë pjesëmarrës në këtë kampionat, për një sukses sa më të mirë duke konsideruar se ata do të përfaqësojnë, jo vetë shtetet për të cilat luajnë, por do ta përfaqësojnë edhe Kosovën në mënyrën sa më të mirë të mundshme. I gjithë komuniteti i futbollit në Kosovë do të jenë me ta dhe do të krenohen më sukseset e tyre.