8 prill, 2019 – Komisioni i Ligës së Futbollit të Veteranëve të Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e garave të kësaj kategorie. Megjithatë, fillimisht është vendosur që ekipet e veteranëve të nisin garat për Kupën e Kosovës, që njëherësh do të jetë si përgatitje për fillimin e garave në Ligën e Veteranëve, që do të nisin nga muaji shtator. Ndeshja e cila do t’i hapë garat e kupës do të jetë ajo ndërmjet Prizrenit dhe Gjakovës, që do të luhet të martën.

Orari i ndeshjeve
9 prill – 14 prill
Prizreni – Gjakova
Vëllaznimi – Besa
Vitia – Ferizaj
Gjilani – Vjosa
KEK-u – Lipjani
Kosova (P) – Llapi
Drenica – Vushtrria
Mitrovica – 2 Korriku