kosovatifozetfinlandNjoftohen të gjitha mediat që janë të interesuara për ta ndjekur ndeshjen Ukraina-Kosova, e cila do të zhvillohet më 9 tetor në Krakovë të Polonisë, se mund të udhëtojnë me Përfaqësuesen e Kosovës. Nisja me aeroplan bëhet nga Tirana për Krakovë  më 7 tetor dhe kthimi në Prishtinë më 9 tetor.
Çmimi i biletës së udhëtimit është 400 euro dhe koston e bartë vet individi  sikur edhe akomodimin e qëndrimit. Numri është i limituar deri në 70 vende, ndërsa brenda këtij numri me të njëjtat kushte mund të udhëtojnë edhe persona tjerë jashtë mediave.
Të interesuarit duhet të lajmërohen në FFK.