Foto-22 shtator, 2016 – Sot në Qendrën Kombëtare sportive në Eerikkila, ku është e vendosur  Përfaqësuesja e Kosovës para dite mbajti seancën e parë stërvitore, ku paraprakisht në sallë me videoprojektor kanë analizuar disa nga ndeshjet e Finlandës me kundërshtarë të ndryshëm. Atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe entuziaste. Gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë dhe sipas fjalëve të mjekut dr. Murat Berishës, nuk ka asnjë problem, ndërkaq gjithçka po bëhet sipas planit për trajtim fizioterapeutik.
Për veshjen e ekipit përfaqësuese është kujdesur kompania e mirënjohur spanjolle KELME, e cila ka marrë obligim veshjen për këtë ndeshje, ndërkohë që FFK-ja do të bisedojë pas kësaj ndeshje për të vazhduar bashkëpunimin.
Përfaqësuesja do të ketë stërvitjen e dytë sot pas dite.
Foto-8
Foto-3
Foto-4
Foto-5
Foto-6
Foto-7