Foto-33 shtator, 2016 – Në paraditen e sotme Përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e  tretë me radhë pas akomodimit në Finlandë. Futbollistët u angazhuan duke aplikuar lojën në trysni dhe kundër zbritjet e shpejta me kombinime të ndryshme e përshkuar me aksione të rrjedhshme. Në stërvitje po punohet me përkushtim dhe të gjithë futbollistët janë të bindur në një rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Finlandës, që zhvillohet të hënën, në orën 20:45 në Turku.
 
Pas stërvitjeve disa nga futbollistët deklaruan:
Valon Berisha
16 Valon BerishaDo të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Ne e pamë ndeshjen e Finlandës kundër Gjermanisë, përfaqësuesja e Finlandës ka një strukturë të mirë. Por ne duhet që me kundërsulme t’i përgjigjemi, sepse kemi shumë futbollistë të shpejtë dhe mund të shënojmë që do të ishte përparësia e jonë.
 
Avni Pepa
6 Avni PepeKjo për ne është një ndeshje historike, ndaj edhe po punojmë që të japim maksimumin për fitore që besoj nuk është pamundur pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtar mjaft të mirë. Unë kam besim tek bashkëlojtarët që do të japin gjithçka nga vetvetja që Kosova të ngadhënjejë.
 
Eroll Zejnullahu
21 Eroll ZejnullahuJemi të vetëdijshëm se na pret një lojë e fortë, por besojë shumë se do të fitojmë. Finlanda meriton respekt, por dëshira dhe vullneti i jonë për fitore është tepër i madh dhe besoj se do të arrijmë qëllimin tonë çka për fillim do të ishte diçka e mrekullueshme.
Pasdite Përfaqësuesja sërish do të ketë stërvitjen e radhës.
Foto-4 Foto-2 Foto-1