prishtina-gjilani116 shtator, 2016 – Skuadra e Prishtinës ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në edicionin e ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Bardhekaltrit e kryeqytetit, sot, në stadiumin “Agron Rama”në Obiliq, kanë shënuar fitore kundër Gjilanit, me rezultat 1:0. Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua qysh në minutën e dytë, kur Liridon Kukaj finalizoi me sukses asistimin e Armend Dallkut. Për Prishtinën kjo ishte fitorja e katërt dhe aktualisht zë pozitën e parë në renditje, me 13 pikë, pa asnjë humbje.