19 prill, 2019 – Mbrëmë në kryeqytet është mbajtur turneu memorial tradicional në futsall kushtuar heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj. Në këtë turne morën pjesë katër ekipe: Malisheva, Prishtina, Besa dhe Peja. Ndeshjet ishin mjaft interesante dhe rivalizuese e ku në fund fitores iu gëzua ekipi i Prishtinës, që në finale e mundi Pejën, me rezultat 5:4. Në gjysmëfinale Prishtina ishte më e mirë se Besa, të cilën e mundi 3:1, derisa Peja e mundi Malishevën 2:3.