prishtina-gjilaniNdeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet të premten në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, do ta hapë javën e 5-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina kryeson renditjen pas katër javësh me 10 pikë, derisa Gjilani zë pozitën e dytë, me 9 pikë dhe në ndeshjet e deritashme ka treguar lojëra të pëlqyeshme. Për këtë arsye sfida e së premtes pritet të prodhojë lojë cilësore dhe interesante për dashamirët e futbollit. Ndërkohë, një ndeshje do të luhet të shtunën, pikërisht derbi drenicas, ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, derisa ballafaqimet e tjera do të zhvillohen të dielën.
 
Vala -Superliga Java e 5-të: Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 15.00
E premte, 16.09.2016

Prishtina – Gjilani SSK
G.Shala, B.Morina, S.Berisha, T.Maloku
E shtunë, 17.09.2016
Drenica – Feronikeli SSK
B.Gashi. L.Muhadri. F.Abrashi. B.Kosumi
E diel, 18.09.2016
Ferizaj – Trepça ’89 SSK
H.Hajdari, V.Kelmendi, E.Zeqiri, M.Bejtullahu
Llapi – Liria
N.Rraci, E.Baliqi, I.Kabashi, I.Cerraviku
Trepça-Besa
K.Vula, B.Selimaj, M.Qehaja, A.Tahiri
Drita – Hajvalia
G.Nuza, A.Ejupi, G.Mehmeti, B.Jahmurataj
Liga e Parë, java e 4-t: Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 15.00
E shtunë, 17.09.2016
Fushë Kosova – Deçani
L.Fejza. S.Recica. A.Bucolli
Ramiz Sadiku – Flamurtari
Sh.Murtezi, R.Hyseni, B.Hyseni
2 Korriku – Ballkani
B.Ajeti, A.Jakupi, P.Jakupi
E diel, 18.09.2016
Vëllaznimi – Ulpiana
V.Iberdemaj, Q.Vata, F.Kiqina
Dukagjini – Rahoveci
V.Abazi, O.Krasniqi, B.Rraqi
Vitia – Istogu
E.Zasella, B.Haradinaj, H.Ademi
Vllaznia (P) – Vushtrria
V.Kastrati, G.Hyseni, E.Bicaj
Kosova (P) – KEK-u
E.Jonuzi, A.Sadiku, B.Jashari