28 prill, 2019 – Prishtina ka shënuar fitore në duel me Drenicën, me rezultat 2:1, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen e parafundit të javës së 29-të. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 28-të, me golin e Armend Thaçit, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Marjo Morina, në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë ishte Drenica që bëri presion më të madh drejt portës së vendasve dhe në minutën e 61-të e ngushtuan epërsinë e bardhekaltërve me golin e Osman Mëziut. Megjithatë, në minutat e mbetura Prishtina e menaxhoi lojën dhe krijoi edhe dy-tri raste të mira, por pa arritur ta gjejë rrugën e golit.