Janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Vashat e Kosovës (P) kanë shënuar fitore me rezultat të ngushtë në duel me Lirinë, me rezultat 2:1, derisa me rezultat të ngushtë ka fituar edhe Mitrovica në përballje me Feronikelin, me rezultat 1:0. Ndeshjet e kthimit, kur edhe do të përcaktohen dy skuadrat finaliste, do të zhvillohen më 24 prill e 25 prill, në Prizren, përkatësisht në Drenas.