Me qëllim të shmangies së çdo keqinterpretimi Sektori i Financave i Federatës së Futbollit të Kosovës sqaron klubet dhe opinionin se tek tabelat financiare të tremujorit të parë të këtij viti që janë publikuar më datë 14 prill në faqen zyrtare, në kolonat e para të tabelave janë të paraqitura emërtimet e fondeve – zhvillimi i akademive dhe fondet e ndihmës dhe ato kolona nuk kanë të bëjnë me klubet e renditura në atë rresht të tabelës. Pra, secili klub në secilën ligë përfitimet i ka të njëjta dhe gjithçka është transparente, por duket se dikush me apo pavetëdije edhe në këso raste tenton t’i shtrembërojë faktet dhe të dezinformojë opinionin.

Pra, sikurse tek tabela e Superligës, ashtu edhe tek tabela e Ligës së Parë në kolonat e para të tabelave në anën e majtë janë paraqitur emërtimet e fondeve dhe shifrat e përgjithshme të tyre të ndara në datat e shënuara për të gjitha klubet dhe nuk kanë të bëjnë me pjesën e djathtë të tabelës, pra me klubet që janë të renditura në atë kolonë.

Edhe një herë rikujtojmë se ky fond është krijuar nga mjetet vetanake të FFK-së dhe nga mjetet e përfituara nga UEFA e sponsorët dhe klubet kanë përfituara shifra të njëjta.
Klubet e Ipko Superligës kanë përfituar nga 71.962.20 euro secila, klubet e Ligës së Parë nga 21.017.60 euro secila, klubet e Ligës së Dytë nga 11.386.00 secila, klubet e Ligës së Tretë nga 3.339.20 euro secila, klubet e Ligës së femrave seniore nga 5.848.00 secila, klubet U16 të femrave nga 2.339.20 secila dhe klubet e futsallit nga 2.254.40 euro secila.


Ipko Superliga

Liga e Parë

Liga e Dytë

Liga e Tretë

Liga e Femrave


Liga Futsall