Foto-92 shtator, 2016 -Sot pasdite Përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e dytë stërvitore, ku zhvilluan një ndeshje të ndarë në dyshe, duke aplikuar lojën e rivalit dhe kundërvënies së taktikës së tij në bazë të analizës së lojës së finlandezëve. Futbollistët punuan dhe u angazhuan në stërvitje dhe nga ajo që u pa la të kuptohet se me seriozitetin më të madh këta djem duan të shënojnë fitore historike në një ditë dhe epokë historike.
Pas stërvitjeve disa nga futbollistët deklaruan:
Samir Ujkani, kapiten i Përfaqësueses
1 Samir UjkaniMezi po presim që ta zhvillojmë këtë lojë që për ne është historike. Këtë ndeshje dhe fitoren që unë nuk e vë në dyshim do të ua kushtojmë brezave të tërë që u sakrifikuan për këtë ditë. Atyre që ndihmuan dhe dhanë për futbollin e Kosovës dhe nuk e lanë të shuhet por mbajtën gjallë shpresën për këtë ditë.
 
Bernard  Berisha, futbollist
23 Bernard BerishaDo të jetë një ndeshje e vështirë por unë kam besim se do të kemi një fillim të mirë. Jemi duke punuar me zell e përkushtim dhe nuk mendojmë ndryshe veç se për fitore. Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë që premton shumë. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe presim që të gëzohemi të gjithë. T’i gëzojmë adhuruesit dhe popullin e Kosovës.
 
Bersant Celina, futbollist
9 Bersant CelinaPresim një ndeshje të fortë dhe do të ketë rivalitet të madh. Do të angazhohemi maksimalisht i gjithë ekipi dhe unë besojë fortë në fitore, ndonëse mendojë se Finlanda ka ekip të mirë. Duhet që patjetër të nisim mirë që do të jetë një shtysë e madhe për ndeshjet tjera.
Nesër Përfaqësuesja do të  ketë stërvitjen e radhës nga ora 10.00.
Foto-10
Foto-11