ffk-llogofin20 gusht, 2016 -Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 19.08.2016, shqyrtoi procedurën e inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së parë nga ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll nga edicioni 2015 – 2016 ; FERONIKELI – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( motive ; hudhje e gjasendeve piroteknike në fushë minuta e 8 dhe 51 , prej nga gjyqtari kryesor u detyruar në të dy rastet ta ndërpresë ndeshjen nga 2 minuta – raporti i delegatit të takimit Senad Hamziqit ), dhe për të njejten duke iu referuar raportit zyrtar, mori këtë;
 
V E N D I M
i hapet procedura disiplinore klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi nga shkaku së simpatizuesit e të njejtës në të dy rastet janë fajtor për hudhjen e gjasendeve piroteknike në fushë , gjest i cili është i ndaluar edhe me aktet normative të FFK-së dhe me të gjitha rregullat në fuqi të lojës së futbollit. Kërkohet raport plotësues nga përsoni zyrtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi për atë ndeshje lidhur me rastin e lartëshënuar. Afati date 23.08.2016. ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
Prishtinë, datë 19.08.2016
Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.