ffk-llogofinKomisioni për ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.09.2016 ( ditë e enjte  – ora 13,00 ) shqyrtoi ankesën  e klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina me numër të protokollit  31/2016 e datës 21.09.2016  e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë – datë 09.09.2016,  në dënimin e lojtarit; FIDAN  HASANIme 3 ( tri ) ndeshje moslojë për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së – II-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vllaznia – Flamurtari e zhvilluar në Pozharan, dhe për të njejtën duke iu referuar provave dhe materialit shtesë nga i ankimuari, konform Dispozitva të Rregullores  disiplinore  neni 110 paragrafi 2 pika c dhe sjelli këtë;
 
V  E  N  D  I  M
 
Lojtarit FIDAN  HASANI – lojtar i klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina me numër të librezës  1/1152 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  99 i dënuar nga Komisioni disiplinor – shkalla e parë   i zbritet dënimi nga 3 ( tri ) në  2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
A  r  s  y  e  t  i  m
 
Me rastin e sjelljës së këtij vendimi, Komisioni për Ankesa për bazë pati provat e ofruara  nga ana e pales së ankimuar, deklaratat shtesë të zyrtarëve të ndeshjes  si dhe  CD – inqizimin e plotë nga ndeshja e javës së ; II-të ; Vllaznia – Flamurtari e zhvilluar në Pozharan me date  07.09.2016, prej nga vertetohet së ekzistojnë elemente  për ndryshimin e pjesërishem të vendimit. Nga të njejtat, komisioni për ankesa pjesërisht ndryshon vendimin e komisionit disiplinor  të dates  09.09.2016.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e  kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullore ( Ligjshmerisë ) në afatin kohor prej 15 ditëve nga momenti I kalimit të afatit të paraparë  sipas akteve normative të FFK-së.
 
 
 
Prishtinë, datë 22.09.2016                                                                                    Kryetari; AFRIM  PREKAZI d.v.